ZYRTARE: Mbyllet numërimi në disa bashki, rezultati është i ngushtë. Ja rezultatet në secilin qark:

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin.

Procesi i numrimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 555,307 vota, e pasuar nga PD-AN me 445,338 vota. LSI deri më tani ka marrë 77,508 vota, kurse PSD 25,785. Nisma Thurje deri më tani ka 7,180 vota.

PS ka siguruar 74 mandate deri tani, pasohet nga PD me 58, LSI 5 dhe PSD 3.

Deri më tani PS kryeson në 8 qarqe, ndërkohë që rezultati është i ngushtë në Dibër.

Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 3894 kuti.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat, sot tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve, ndërsa në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 39,693 vota, PS ka 26,021, LSI ka 8,004 dhe PSD 13,717. Bazuar në këto rezultate, PS deri tani ka 3 mandate, PD 5 dhe LSI 1 e PSD 2.

Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 24,812 vota, PS 21,532, LSI 5,233 dhe Nisma Turje 443 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 4 dhe PS 3 mandate.

Kukës
Procesi i numërimit ka përfunduar në qarkun e Kukësit dhe PD fiton me 23,923 vota, e ndjekur nga PS me 13,704 vota. LSI 64 ka vota, LN ka 226 vota, ADR 195 vota, LRE 134 vota, PBK 63 vota, PLDSH 56 vota, BD 51 vota, NTH 45 vota, ABEOK 12 vota dhe PSD 183 vota. PD ka arritur të marrë 2 mandate dhe PS 1 mandat.

Dibër
Në qarkun e Dibrës, sërish rezultati është përmbysur dhe kryesimin për momentin e ka PD me 27,677 vota. PS numëron 27,330 vota, LSI 4,216 vota, PAV 574 vota. Deri tani PD ka arritur të marrë 3 mandate, kurse PS 2 mandate.

Durrës
Në Durrës, deri tani PS kryeson me 35,872 vota e ndjekur po ashtu me një diferencë nga PD që numëron 28,243 vota. LSI ka siguruar 4,367 vota, PSD 283 vota dhe PLDSH 196 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në Durrës, ndërsa pasohet nga PD me 6.

Tiranë
Në kryeqytet, deri në këto momente është në avantazh të thellë PS me 126,952 vota. PD ka 100,513 vota, LSI 15,198 vota dhe PSD 7,599 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 18 mandate në Tiranë, kurse PD 15, e cila pasohet me LSI 2 dhe PSD 1.

Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 76,536 vota e ndjekur nga PD me 50,862 vota dhe LSI 6,473 me vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 1,424 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Elbasan, kurse PD 5.

Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 76,961 vota, PD 55,312 vota, LSI 10,270 dhe PLDSH 1,077 vota. PS ka arritur të marrë 9 mandate në Fier, kurse PD 6 dhe LSI 1.

Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 28,293 vota e ndjekur nga PD me 14,666 vota dhe LSI me 6,363 vota. Ndërkohë, LRE ka 295 vota dhe PSD ka 274 vota. PS ka arritur të marrë 4 mandate në Berat, kurse PD 2 dhe LSI 1.

Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 45,140 vota e ndjekur nga PD me 39,135 vota dhe LSI me 6,502 vota. Ndërkohë PSD ka 904 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 6 mandate në qarkun e Korçës deri tani, kurse PD 5.

Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 56,737 vota e ndjekur nga PD me 30,776 vota dhe LSI me 5,821 vota. PS ka arritur të rrëmbejë 8 mandate në qarkun e Vlorës deri tani, kurse PD 4.

Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 21,804 vota, PD 11,026 vota, LSI 5,245 vota dhe PSD-ja 442 vota. Në Gjirokastër PS kryeson me 3 mandate, kurse PD vetëm 1./Top Channel

Leave a Reply