Zgjodhi publikisht Melisën, deklarata e Andit e “dashurisë” që na ka shpëtuar (FOTO&VIDEO)


Pasi u zbulua publikisht se Tea dhe Andi nuk janë çift i vërtetë, dyshimet u kthyen sërish në çiftin e mundshëm Andi-Melisa, të cilin e zbuloi tërthorazi Fationi.

Shumë foto qarkullojnë në rrjet ku ngrenë hipoteza se vërtetë Andi dhe Melisa janë të lidhur, por kjo e fundit e hodhi poshtë ditën e djeshme në emision.

Sipas Fationit dhe Shqipes, Melisa është duke gënjyer, sepse mes saj dhe Andit ka vërtetë një lidhje dashurie.

“Ndërrova mendim për Oskar si aktoren më të mirë të vitit… pff rëshkiti hahahaha. Kam 1 palë atlete Armani kush i do?! Janë të shtrenjta. Hahahaha o zot lottt o njerëz hë mo e keni seriozisht se u meka. Hmmm tani që e mendoj mos dhe unë e luajta bukur ikjen nga skena?! Iii sa gjynah nuk qava dot as u drodha duhet ta bëja që të ma besonin… a ç’më iku situata të më vij dhe 1 shans i dytë. Rastësisht kjo shoqja ime ka ËC njësoj ups ça rastësise. Hahaha u lotova bravo! Vjen së shpejti”, shkroi Fationi në një postim në Instagram duke ironizuar Melisën.

Ndërsa Shqipja e ftuar së fundmi në “Top Albania Radio” ka thënë se Melisa dhe Andi kanë nisur të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin, por e mbajnë të fshehtë.

Ndërkohë ndjekësit e programit “Për’puthen” kanë nisur të kthehen pas në kohë e të gjejnë detaje që mund të çojnë drejt vërtetimit se mes Melisës dhe Andit ka lindur diçka prej kohësh. Disa javë më parë Andi ju është përgjigjur disa pyetjeve me spec te “After Party i Luana Vjollcës”, që i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ai na ka dhënë një shenjë që atëherë se zemra i rrihte për Melisën.

Ai u pyet nëse i pëlqejnë më shumë vajzat brune apo bionde dhe Andi u përgjigj prerë: “Kuqe”. Melisa është vajza e vetme që i ka flokët e kuqe në program dhe asokohe ndjekësit u habitën që ai nuk zgjodhi biondet si Tea. Nuk e dimë nëse Andi e ka thënë këtë gjë me shaka, por ndjekësit e programit kanë të drejtë të mendojnë se kjo ka qenë një shenjë nga ana e tij për të treguar se në të vërtetë ishte përputhur me Melisën e jo me Tean.

Leave a Reply