Zgjedhjet 2021/ Kush kryeson? Numërimi vijon, ja rezultatet

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 151,612 vota, e pasuar nga PD-AN me 118,627 vota. LSI deri më tani ka marrë 21,278 vota, kurse PSD 6,274.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit, Lezhës dhe Dibrës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera deri tani kryeson Partia Socialiste.

Ja rezultatet në secilin qark:

Shkodër
Deri tani në qarkun Shkodër, Partia Demokratike ka 8,754, PS ka 4,991, LSI ka 2,144 dhe PSD e Tom Doshit 3,100.

Lezhë
Në qarkun Lezhë deri tani PD ka siguruar 6,041 vota, PS 5,378, LSI 1,050 dhe NTH 110 vota.

Kukës
Në qarkun e Kukësit PD ka 9,062 vota e ndjekur nga PS me 5,070 vota. LSI 18 ka vota dhe ADR 173 vota.

Dibër
Në qarkun e Dibrës PS ka përmbysur rezultatin me 8,400 vota, PD 7,751 vota, LSI 1,249 vota dhe PAV 164 vota.

Durrës
Në Durrës deri tani PS kryeson me 6,745 vota e ndjekur nga PD me 4,760 vota. LSI ka siguruar 855 vota dhe PLDSH 63 vota.

Tiranë
Në kryeqytet deri në këto momente është në avantazh PS me 32,478 vota. PD ka 23,491 vota, LSI 3,971 vota dhe PSD 1,957 vota.

Elbasan
Në qarkun e Elbasanit është në avantazh PS me 21174 vota e ndjekur nga PD me 14,258 vota dhe LSI me 1639 vota. Ndërkohë Nisma Thurje ka 427 vota.

Fier
Numërimi në qarkun Fier PS 16,675 vota, PD 12,240 vota, LSI 1,832 dhe PLDSH 174 vota.

Berat
Në qarkun e Beratit është në avantazh PS me 6,414 vota e ndjekur nga PD me 3,640 vota dhe LSI me 1,281 vota. Ndërkohë PSD ka 60 vota.

Korçë
Në qarkun e Korçës është në avantazh PS me 10,582 vota e ndjekur nga PD me 8,777 vota dhe LSI me 1,743 vota. Ndërkohë PSD ka 245 vota.

Vlorë
Në qarkun e Vlorës PS është në avantazh me 16,811 vota e ndjekur nga PD me 9,336 vota dhe LSI me 1,859 vota.

Gjirokastër
Në qarkun e Gjirokastrës PS ka 8,847 vota, PD 4,653 vota, LSI 2,163 vota dhe PSD-ja 188 vota./Top Channel

Leave a Reply