Yuri Kim shkon tek Kisha e Laçit: Thashë një lutje të veçantë!

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka vizituar Kishën e “Shna Ndout” në Laç. Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadorja Kim, përmes një postimi në Instagram. Kim deklaron se ka bërë edhe një lutje të veçantë.

Postimi i saj:

Si mijëra njerëz në Shqipëri, vizitova Kishën e Shna Ndout në Laç këtë mbrëmje për të thënë një lutje të veçantë. Kur isha duke u rritur në Guam, shkova në Shkollën Shën Anthony. Unë kurrë nuk mund ta imagjinoja se një ditë se do ta gjeja Anthony of Padova në Shqipëri. Shën Anthony na ndihmoftë të gjejmë atë që ka humbur. Ju ndihmoftë!

Leave a Reply