Xhensila feston ditëlindjen mes shampanjës dhe surprizave dhe zbulon sa vjeç mbush


Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj feston sot 28-vjetorin e saj, e cila ka lindur në 9 Prill të vitit 1993. Në mesnatë këngëtarja është surprizuar nga një dhuratë e veçantë që i ka bërë motra e saj Alba.

“Të dua shumë e shtrenjta ime, Alba”, shkruhet në pusullën krahas dhuratës.

Xhensila më pas ka ndarë momente të bukur me vajzën e saj Ajkën në ambientet e shtëpisë të dekoruara me tullumbace dhe zbukurime të shumta, duke krijuar një atmosferë përrallore. Ajo ka publikuar dhe një video me mikeshat e saj më të mirë ku shihen të gjitha me nga një shampanjë në dorë, të cilat i hapën njëkohësisht për të festuar 28-vjetorin e këngëtares.

Kujtojmë se Xhensila është një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar dhe çdo këngë e saj kthehet padiskutim në hit dhe dëgjohet nga i madh dhe i vogël. /tvklan.al

Leave a Reply