Votat nga Diaspora e Vulosin Fitoren VV-së. VV-ja merr mbi 50% të votave


Lëvizja Vetëvendosje pritet të fitojë më shumë se 50 për qind të votave të qytetarëve që kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë, sipas projeksionit të KOHËS.

Analisti Albert Krasniqi ka thënë se ka numër historik të votave nga diaspora për këto zgjedhje. Sipas tij, kjo do të ndryshojë rezultatin.

Ai ka thënë se nëse bazohen në zgjedhjet e kaluara Lëvizja Vetëvendosje ka pasur rreth 50 për qind të votave nga jashtë duke shtuar se edhe këtë vit beson që kjo parti do të ketë gjysmën e atyre votave.

“Kjo mund të shtojë ulëse për VV dhe mund ta rrezikojë edhe AAK-në e cila rrezikon edhe pragun. Gjithçka është historike sepse është përqindja më e lartë që ka arritur të marrë ndonjë subjekt politik”, ka thënë ai.

Leave a Reply