




Mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e Davës, një grua 85-vjeçare e cila kishte ëndërr të takonte dy prezantuesit e emisionit “Fiks Fare”, Devin dhe Dorin.




Dy djemtë e surprizuan në studio, duke mos i kursyer batutat dhe fjalët e ëmbla për të. 85-vjeçarja tha se i vlerëson Devin dhe Dorin pasi ata nuk merren me politikë.
Mirëpo, Dori e pyeti se për kë do të votojë nesër. “Politikën nuk e do, po do votosh për të votuar. Për kë do votosh se nuk na dëgjon njeri?”, i tha ai.




Dava i ktheu një përgjigje epike që shkaktoi shumë të qeshura në studio. “Vota dhe intimet nuk tregohen”, tha ajo.