VlDEO/Arta Nitaj zbulon më në fund se çfarë i ka pëshpëritur në vesh Butrint Imerit: A po m’i bën letrat…


Pjesë e emisionit “Rudina” në Tv Klan, ka qenë një personazh shumë interesant. Bëhet fjalë për Arta Nitaj e cila është nga Kosova dhe është diskutuar mjaft për jetën e saj private dhe profesionale. Është bërë e njohur dhe e dashur nga të gjithë me personazhin e “Xhesikës” në serialin “O sa mirë” dhe gjithashtu e kemi parë edhe të moderojë si dhe të provokojë në rrjete sociale me postimet e saj.

Para disa vitesh Arta ka marrë pjesë dhe në videoklipin e Butrint Imerit “Phantom”, ku u përfol gjatë se çfarë i ka pëshpëritur në vesh këngëtarit gjatë videoklipit. Arta tregon se kurioziteti ka qenë mjaft i madh dhe e kanë pyetur në televizione të ndryshme, por nuk e ka treguar. Ajo për herë të parë i ka treguar moderatores Rudina Magjistari, duke shuar kuriozitetin e të gjithëve.

Rudina Magjistari: Çfarë i ke thënë Butrin Imerit në vesh?
Arta Nitaj: Ka pasur aq shumë batuta rreth kësaj skene ku unë i thashe diçka në vesh. Kemi qeshur shumë dhe ka marrë shumë vëmendje. Në asnjë televizion nuk kam treguar se çfarë i kam thënë pritni, pritni se kam për t’ju treguar. Butrinti është lindur në Gjermani dhe është rritur atje dhe i kam thënë a po mi bën letrat (qesh).

Rudina Magjistari: A mi bën letrat për në Gjermani?
Arta Nitaj: S’kemi viza Rudina, çfarë të bëjmë.
Rudina Magjistari: Shumë e bukur kjo, e ke thënë dhe aq serioze dhe duket sikur ia ke thënë seriozisht. U zbulua më në fund kuroziteti dhe pikëpyetja e madhe se çfarë i ka thënë në vesh Butrintit.

Arta tregon se ka 2-3 vite që nuk merr më pjesë nëpër klipe, madje e fundit ishte ajo me Butrintin dhe për faktin se e ka shumë shok të mirë, nuk mundi ta refuzonte. /tvklan.al

Leave a Reply