




Urimet për postin e ri të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit kanë ardhur edhe nga personazhe të njohur të botës së artit, përveç atyre të politikës.
Mes tyre nuk ka munguar dhe një reagim nga ana e Rita Orës, e cila ka uruar Osmanin me një fotografi të postuar në llogarinë e saj në “Instagram”.
“Urime Vjosa Osmanit, Presidentja e re e Kosovës”, ka shkruar Rita përkrah fotos së Vjosës.




Kujtojmë që gjithashtu dhe Gashi reagoi mbrëmjen e djeshme për zgjedhjen e presidentes së re. “Vjosa Osmani përgëzime, shumë krenar me ty”.