Vin Veli flet për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën prej 2 vjetësh


Pas ndarjes nga Bora Zemani, Vin Veli rrallëherë është bërë pjesë e mediave rozë. Ai ka preferuar ta mbajë private jetën e tij personale, duke mos folur asnjëherë për lidhjet e dashurisë. Aq diskret ka qenë, saqë edhe pse ka dy vjet që është në një lidhje, në media nuk është zbuluar asgjë.

I ftuar në “Dola te Ola”, me Ola Brukon në News 24, Dj i njohur preku pak jetën sentimentale dhe ndau shumë pak informacione, por të mjaftueshme për t’u bërë pjesë e portale, edhe pse i shmangej diçkaje të tillë.

“Kam rreth dy vjet që jam në një marrëdhënie. Por nuk është diçka që duhet bërë publike, sepse është person që nuk është pjesë e showbizit. Nuk do të jetë pjesë e portaleve, kështu që e respektoj vendimin e saj. Jo të gjithë njerëzit e duan dhe e përqafojnë showbizin, televizionin, kamerën”, -tha Vin Veli, duke shtuar se vajza është pjesë e juridikut dhe nuk ka lidhje fare me artin.

Ai zbuloi gjithashtu se për momentin nuk bashkëjeton me partneren, por shpreson që kjo gjë të ndodhë së shpejti.

Vin Veli është babai i një djali 6-vjeçar, Arborit, me ish-partneren, prezantuesen Bora Zemani.

Leave a Reply