Vijnë në jetë binjakët, reperi i njohur bëhet baba për herë të katërt

Reperi i njohur, Nick Cannon është bërë baba për herë të katërt. Partnerja e tij Abby De La Rosa ka sjellë në jetë binjakë të cilët i kanë pagëzuar me emrat Zion Mixolydian Cannon dhe Zilion Heir Cannon.

Lajmin e ëmbël e dha Abby De La Rosa përmes Instagramit, ku postoi një video nga spitali.
“14 Qershor 2021, mirë se erdhët në jetë Zion Mixolydian Cannon dhe Zillion Heir Cannon. Jeni bota ime”, shkruan Rosa.

Reperi Nick Cannon praktikon poliamorinë dhe mban marrëdhënie intime me disa femra përnjëherë me pëlqimin e tyre. Aktualisht ai po ndërton një familje me tri gra Abby De La Rosa, Brittany Bell dhe Alyssa Scott.

Nick ka binjakë, Morrocan dhe Monroe edhe me Mariah Carey.

Dhe dy fëmijë me Brittany Bell.

Leave a Reply