Vijn Masat Kufizuese Në Vënd, Ekspertët Tregojnë Çfarë Na Pret Javen E Ardhshme


Mbledhja e Komitetit të Ekspertëve e paralajmëruar për të hënën që lamë pas, për caktimin e masave të reja kufizuese vijon të mbetet pezull. Mjekja Silva Bino deklaroi rreth një javë më parë se komiteti do të mblidhej për vendosur masa të reja kufizuese në varësi të situatës së C0vid përgjatë fundjavës. Por mbledhja nuk u thirr, duke bërë që vendimi i ri të shtyhej për javën e ardhshme.

Në një prononcim për Abcnews.al, mjekja Silva Bino deklaroi se priste thirrjen nga kryetarja e Komitetit të Ekspertëve Mira Rakacolli, për t’u mbledhur për masat e reja. Zhvillimet e reja në Komitetin e Ekspertëve

Këtë të enjte, herët në mëngjes mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin nga Komiteti i Ekspertëve. Ai tha se politika ka përçarë mjekët, por pa dhënë më shumë detaje për arsyen e largimit. Kontaktuar nga Abcnews.al në lidhje me këtë gjë, ai refuzoi të prononcohej.

Pak orë më vonë, shefja e Infektivit Najada Çomo u shfaq krah kryeministrit Edi Rama në prezantimin e sfidave në fushën e Shëndetësisë, ku ky i fundit zyrtarizoi kandidaturën e saj për deputete të PS-së në zgjedhjet e 25 Prillit.
Situata e C0vid

Në 6 ditët e para të muajit Mars në vend janë shënuar 120 humbje jete. Rastet ditore të humbjeve të jetëve kanë qenë relativisht të larta nga 19 deri në 21 humbje jete në çdo 24 orë. Në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 639 pacientë, 35 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë në vend janë 35,808 raste aktive me C0vid.

Masat aktuale
Aktualisht në vend është në fuqi ora policore që nis pas orës 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Në mbledhjen e 25 Shkurtit i pandryshuar ngeli dhe vendimi për vijimin e mësimit online në gjimnazet e 7 bashkive: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz.

Leave a Reply