VIDEO/ Ruѕia рërfѕhihet nga stuhi dëbore dhe erëra deri në 136 km në orë


Rusia është goditur këto ditë nga temperatura të ulëta dhe stuhi të fuqishme dëborë, me erëra të cilat kanë shkuar deri në 136 kilometra në orë.

Në pamjet e publikuara në “YouTube” të cilat janë bërë virale, banorët e qytetit të Vladivostokut mezi qëndrojnë në këmbë dhe era duket se është aq e fuqishmë sa e kanë të pamundur të ecin.

Sipas informacioneve dëmi material nuk është vlerësuar ende, por nga të dhënat e bëra publike dihet që të paktën 60 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra nga përplasjet në akull.

Temperaturat e ulëta janë normale në këtë kohë të vitit në Rusi, por erërat tejet të fuqishme duket se e kanë vështirësuar shumë situatën

Leave a Reply