Video/ Miliarderi Alabbar: Po kërkoj të blej një shtëpi të vjetër në Tiranë


Dëshiron që interesi i tij për të investuar në Shqipëri të merret seriozisht, ndaj dhe tregon planet që ka, duke nisur që nga banesa që kërkon të blejë në Tiranë.

Në intervistën e rrallë të dhënë për gazetarin Blendi Fevziu në “Opinion”, kreu i kompanisë prestigjioze Emaar, Mohamed Alabbar, foli për dëshirën e tij për të blerë një shtëpi të vjetër në Tiran, të cilën do ta rikontruktojë.

Por jo vetëm kaq, teksa tregoi se Përmeti i kishte pëlqyer pamasë, Alabbar tha se në këtë qytet dëshironte të ndërtonte një fermë dhe një shtëpi pranë lumit.

“Po kërkoj të blej një shtëpi në Tiranë. Dua të blej një shtëpi të vjetër dhe ta rinovoj. Po mendoj të marr një shtëpi me qira për momentin derisa të gjej shtëpinë e duhur dhe ta rinovoj. Dua që ta dinë se e kam seriozisht, se investimi këtu është një çështje serioze. Në Gusht kam qenë në Përmet dhe nëse mund të zgjidhja them të ndërtoj një fermë në Përmet, për në verë dhe një shtëpi të bukur afër lumit”, tha Alabbar.

Kompania Emaar pritet të ndërtojë portin e ri të Durrësit, një investim që parashikohet të arrijë deri në 2 miliardë euro./tvklan.al

Leave a Reply