VIDEO/ ‘Habiten’ dhe devetë, acari dhe stuhitë e dëborës godasin shkretëtirën në Arabinë Saudite


Në fillim të këtij dimri, Arabia Saudite, përveç vendeve tjera, ka pasur një mot tejet të ftohtë, ku temperaturat kanë rënë nën zero gradë Celsius, e reshjet e mëdha të borës kanë mbuluar shkretëtirën pas 50 viteve.

Disa pjesë të Arabisë Saudite kanë “përjetuar” një shfaqje të rrallë, një dimër të ashpër, derisa stuhitë këtë javë goditën Lindjen e Mesme.

Paralajmërimet për rënie të temperaturave janë kumtuar për disa pjesë të Arabisë Saudite, kurse rajoni Aser është goditur më së shumti për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Ndërkohë, shumë sauditë kanë shpërndarë video dhe fotografi, ku shihet sasia e madhe e borës në shkretëtirë. E një prej videove tregojnë devetë e “habitura” që po mund ta kupton se pse është kaq ftohtë.

Leave a Reply