




Maska është bërë një mjet i pandashëm i njerëzve dhe mbajtjes së saj nuk i shpëton dot as kan celarja gjermane Angela Merkel, një video e të cilës është bërë virale së fundi. Merkel shihet në Bundestag duke u kthyer me vrap për të marrë maskën e saj, të cilën e kishte harruar.




Episodi ka ndodhur disa ditë më parë, kur Merkel po fliste para Bundestagut, duke bërë autokritikë me kohën e reagimit ndaj përhapjes së CO VID, dhe ku shprehet se ishin shfaqur shenjat e një vale të dytë.




“Ne nuk e bllokuam jetën publike mjaftueshëm herët ose sistematikisht, ndërsa kishte shenja të një vale të dytë”, tha ajo më 11 shkurt. Në fund të fjalimit, Merkel u kthye të ulej në vendin e saj, duke harruar maskën.