Vështirë ta gjeni! Vogëlushi në foto tani është një këngëtar i njohur (Foto)


Ai është një ndër artistët më në zë në tregun muzikor shqiptar. Është fjala për këngëtarin e dashur për publikun, Sidrit Bejleri. Herë pas here e shohim teksa ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, edhe momente nga përditshmëria.

Por një ditë më parë i ka surprizuar fansat me foton e publikuar në “Instagram”. Sidriti ka ndarë me fansat një foto të rrallë nga fëmijëria. “Na ishte njëherë…1978”, shkruan artisti bashkëngjitur me foton bardhezi nga fëmijëria. Poza e tij ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente. Fansat janë të sigurt se ai nuk ka ndryshuar shumë, si dhe i kanë vënë në dukje flokët.

Kujtojmë se Sidriti është baba i tre fëmijëve, me të cilët nuk mungojnë fotot në rrjetet sociale.

Leave a Reply