Vendi zgjohet me një lajm të bukur, vijnë në jetë trinjakë në maternitetin “Koço Gliozheni”

Vendi ynë është zgjuar me një lajm të bukur ditën e sotme. Në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ kanë ardhur në jetë trinjakë.

Lajmin e bëri me dije Minisitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila postoi në Facebook foto të foshnjave, Kiarës, Siarës dhe Aidenit, në krahët e së ëmës.

“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden shëndoshë e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit ‘Koço Gliozheni’, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Manastirliu.
Familja do të marrë çekun e bebes pre 360,000 lekë të reja./Top Channel

Leave a Reply