Veliaj ѕhрall fitoren dhe në Вërzhitë: Thуem rekord me mbi 65% të votave

Koordinatori i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, ka shpallur fitoren dhe në njësinë Berzhitë. Në një deklaratë për mediat nga selia e PS, Veliaj ka thënë se në këtë njësi është thyer një tjetër rekord duke marrë më shumë se 65% të votave.

“Kemi një tjetër njësi që e ka mbyllur me shumë sukses procesin e numërimit në Tiranë. Është Bërzhita ku kemi një rekord me mbi 65% të votave. Një njësi rurale e Tiranës, ku në këto vite ka qenë djathtë. E kemi fituar herët e fundit, por kemi thelluar rezultatin“, tha Veliaj.

Më tej kreu i Bashkisë Tiranë ka falenderuar të gjithë votuesit e kësaj zonë dhe premtoi se do të vijonin punën për të gjithë qytetarët dhe nuk do i ndajnë të majte e të djathtë.

Po ashtu Veliaj u ka bërë thirrje të gjithë numëruesve që të mos vonojnë procesin dhe hodhi akuza për opozitën se po e pengon procesin e numërimit.

Në një dalje për mediat më herët, Erion Veliaj ka komentuar dhe rezultatin e votimit në Njësinë 10 ku PS rezultoi fituese, e ndjekur nga PS dhe LSI./tvklan.al

Leave a Reply