Vali Corleone: Kam blerë tokë në Mars,o popull i prapambetur a u bindet sot?


Vali Corleone, i njohur edhe si “Princi” nga Gjilani është kthyer sërish në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë “. Gjatë kësaj interviste ai ka treguar se si është vrarë familja e tij, ndërsa ka folur dhe për pëkatësin fetare që i përket.

”Jam 80 përqind i krishterë dhe 20 përqind mysliman”, ka thënë Vali, duke shtuar se ka tokë edhe në planetin mars, “Kam blerë 736 hektarë tokë në planetin Mars. E kam kojshi Kim Jong-un (presidenti komunist koreano-verior). Tokën në Mars ma ka blerë e dashura ime miliardere ruse”- ka thënë Vali.

Më tej Vali Corleone ka thënë se makinat Hammer do ja falë Papa Françeskut. “Princi” thotë se nuk ka më nevojë për femra, pasi është lodhur nga ato. “Nuk kam nevojë për femra. E kam mbyllur atë faqe. Kur kam nevojë, e bëj në banjo”, ka thënë ndër të tjera ai.

Leave a Reply