Vajza që v u a n nga çrregullimi i rrallë! I bie të fikët sa herë shikon një djalë bukurosh


Kirsty Brown, 32 vjeç, nga Northwich, Cheshire, është diagnostikuar me katapleksi, një çrregullim që shkakton episode të papritura dhe zakonisht të shkurtra të humbjes bilaterale të tonit të muskujve nga çdo emocion i fortë si zemërimi, të qeshurit dhe frika. Më konkretisht, 32 vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, i bie të fikët sa herë që shikon një djalë të bukur dhe tërheqës.

Kjo gjendje aspak e këndshme shoqërohet me çrregullim të gjumit dhe zgjat më pak se dy minuta. Pas diagnostikim të sëmundjes, nëna e dy fëmijëve është e detyruar të mbajë kokën ulur në publik për të shmangur kështu gjendjen e saj nëse përpara i kalon një djalë simpatik.

Kirsty Brown:

Vuaj nga një çrregullim i cili pasi shoh një djalë të bukur më bën që të ndihem e këputur dhe të më bie të fikët. Kujtojë një rast ku isha në Pazar bashkë me një kushëririn tim dhe papritur kaloi një djalë simpatik, në një moment u ndeva e këputur dhe për shpëtim u mbajta tek i afërmi im. Nëse shoh dikë tërheqës, me bie të fikët, kështu që detyrohem që në publik të eci me kokën ulur.

Leave a Reply