Vaji i Borshit ka ngritur në këmbë shqiptarët/ Flet dhe Shqipja:Më vjen shumë keq për…


Ka tre muaj që është larguar nga “Përputhen”, megjithatë ndjekësit shpeshherë i kërkojnë Shqipes të komentojë situatat që ndodhin në program dhe këtë herë në vëmendje ka qenë skandali Sindi – Juli, që ndodhi në puntatën e të hënës.

E pyetur për Julianin, Shqipja u shpreh se i vjen shumë keq për të dhe i bëri thirrje konkurrentëve ta afrojnë.

“Duke qenë se shumë prej jush po më pyesin se çfarë mendimi kam për Julianin. E para më vjen jashtëzakonisht shumë keq sepse ai mezi integrohet në shoqëri dhe e dyta konkurrentët duhet ta afrojnë me se s’bën. Në jetë duhet t’i japim mundësi kujtdo që ta shfaqi veten për atë që është dhe mos shikoni vetëm aparencën”, u shpreh Shqipja në një video në Instastory.

Me postimin e rradhës, ish-konkurrentja sqaroi se nuk po mban anën e asnjërit. “Njerëz ju lutem mos u keqkuptoni, nuk fola mirë për Julianin dhe shava Sindin. Nuk jam me asnjë nga të dy. Thjesht shpreha një mendim për Julianin”, tha Shqipja.

Leave a Reply