“Unë të linda, por ti më dhe jetë mua”, Klea Huta emoсionon me fjalët për të birin


Klea Huta dhe Elgit Doda janë bërë një ndër çiftet më të preferuar të showbizzit. Prej vitesh tashmë ata shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, që e kanë kurorëzuar në martesë. Tashmë prej muajsh po përjetojnë ndjenjën e të qenit prind të një djali, me emrin Krid.

Klea dhe Elgiti ndajnë herë pas herë momente me vogëlushin e tyre në rrjete sociale, megjithëse janë munduar ta fshehin portretin e tij. Mami Klea po e shijon në maksimum këtë periudhë, ndërsa Kridi po rritet dita ditës.

Së fundmi, ajo ka ndarë një foto të ëmbël të së birit, i rrethuar nga shokët e tij, krahas së cilës ka shkruar: “Po, unë të solla në jetë. Por ishte ti që më dhe jetë mua.”, janë fjalët emocionuese të Kleas.

Leave a Reply