Uau Shqipja: Andi dhe Melisa janë bashkë


Ishte Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” që zbuloi lidhjen e Teas me Beartin e që rezultoi të ishte e vërtetë. Dy protagonistëve iu publikuan foto pri vate dhe lidhjen e konfirmuan edhe vetë ata.

Dhe ja ku kemi sërish Shqipen që nxjerr çiftin e rradhës. Në një video live, ajo shprehet se Andi dhe Melisa janë bashkë. “Po ju gënjejnë dhe ju që jeni jashtë”-shprehet Shqipja duke shtuar se nuk ka asnjë kontratë për të cilën foli Andi në reagimin e tij.

“Programi nuk të detyron të bësh asnjëlloj gjëje, kanë dashur e kanë bërë”-tha Shqipja.

Kujtojmë që një lidhje mes Andit dhe Melisës u aludua edhe pak kohë më parë kur dyshes iu publikuan foto së bashku. Po ashtu edhe Fatjoni e akuzoi Melisën për një lidhje me një nga djemtë e programit. Si qëndron e vërteta mbetet për ta zbuluar!

Leave a Reply