U tha se nuk e uroi po Ledjana i ka bërë urime zemre nënës së Mevlanit: Ke një mami të mrekullueshme si je dhe vetë

Ledjana Prenga e Mevlan Shaba janë një nga çiftet me të përfoluara të ‘PërPuthen’. Secila foto, video apo koment i tyre bëhet lajm. E një video të tillë e ka postuar vetë Ledjana në InstaStory.


Sakaq, nëna e Mevlan Shabanit festoi 52-vjetorin e lindjes ku ky i fundit publikoi pamje nga festa që i kishte organizuar.

Mevlani siç shihet ia ka festuar ditëlindjen nënës së tij në një vend luksoz pranë detit teksa në tavolinë shihen ëmbëlsira të ndryshme.

“Ti e din që unë jam fjalë pak dhe me vepra shumë. Kështu që falenderoj shumë zotin që kam një Nënë si ti dhe ishallah të bëhesh dhe 100 tjera dhe Allahu të rujtë.”, kanë qenë fjalët e Mevlanit.

Ndryshe, komentet e shumta mori postimi i protagonistit të programit teksa mori urime të shumta për ditëlindjen e nënës së tij.

“Edhe 100 vite të tjera të lumtura mami. Ke një mami të mrekullueshme pasi dhe vetë je i tillë “, shkruan Ledjana.

Leave a Reply