U rikthye në emision, por si moderatore, Ana e surpizuar: Nuk e prisja këtë reagim nga publiku


Ana Lleshi u largua nga emisioni ku po merrte pjesë pas skandalit me Arjonin, ku të dy kishin thyer rregullat e produksionit duke u takuar fshehurazi.

Të dy u përjashtuan por Ana u rikthye në “Prime” për të dhënë një lamtumirë të fundit, dhe kjo lamtumirë shkaktoi shumë debate e polemika pas puthjes me Atdheun. Por duket se Ana nuk e la me kaq praninë e saj në emision pasi mbrëmjen e kaluar ajo u shfaq në rolin e moderatores.

Si gjithmonë Ana arriti të merrte vëmendjen e të gjithëve, mori dy kërcime super sensuale me djemtë dhe nuk harroi të thumbonte nga pak edhe vajzat.

Por rikthimi i saj në emision u ‘përqafua’ shumë nga ndjekësit e saj të cilët e kishin habitur dhe mezi kishin pritur për një rikthim të tillë.

Në disa InstaStory Ana i ka falenderuar të gjithë për faktin që e kanë pranuar siç është, me të metat e gabimet e veta dhe tregoi se dëshiron t’ua kthejë 100 fish dashurinë që ka marrë prej tyre.

Leave a Reply