U përzgjedh nga NASA për t’u bërë banor i Marsit, flet 17-vjeçari shqiptar


Bennet Nura, është ndër 100 mijë njerëz të përzgjedhur nga NASA, për të bërë jetë në planetin Mars në të ardhmen.

Në emisionin #gjesi, 17-vjeçi tha se gjithmonë kishte ëndërruar të bënte një hap më shumë për shkencën, pasi interesi për të ka qenë i madh.

Pasi dëshira e tij ishte të bëhej astronaut, emisionet shkencore kanë qenë pika më e dobët e tij.

Ndërkohë që për të qenë pjesë e konkursit të fundit të NASA-s për planetin Mars, plotësimi i disa kritereve ka qenë i domosdoshëm.

Sipas Bennetit, gjithçka çka është dashur për të aplikuar në atë konkurs ka qenë, interesimi dhe njohuritë për shkencën.

Ndonëse jetën në Mars e sheh si të vështirë, 17-vjeçari thotë se një mundësi e tillë është e madhe për njerëzimin.

Pas këtij lajmi, Benneti ka marrë edhe shumë komente pozitive nga familjarët dhe miqtë e tij.

Ndryshe, Bennet Nura është student i shkencave kompjuterike, në Holandë.

Leave a Reply