U largua papritur nga ‘Përputhen’, Arsimi shfaqet me unazë në gisht


Pak ditë më parë, 28-vjeçari nga Maqedonia, Arsim Abdyli kërkoi largimin nga “Përputhen”. Ai tha se duhet të shkonte në Zvicër për të vizituar të birin.

“Unë mora vendimin që të largohem nga emisioni. Kam një shkak privat që duhet ta rregulloj në Zvicër. Djalin duhet të shkoj ta vizitoj, ta shikoj. Kjo është arsyeja. Ata që janë prindër e kuptojnë”, tha ish-konkurrenti.

Pas largimit nga programi, Arsimi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në Instagram. Ai ka publikuar një foto të dorës së tij me një unazë të bukur në gisht. Ish-konkurrenti ka treguar se është dhuratë, por nga kush?

“Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi”, ka shkruar ai krahas fotos. Kjo dhuratë domethënëse ka lënë të kuptohet se mund të ketë dhe ndonjë arsye tjetër (ndonjë vajzë) pse ai vendosi të largohet papritur nga “Përputhen”.

Leave a Reply