U infektua pasi bëri va kѕinën, Pipero tregon si përjetoi Co vid: Kam patur ankth dhe pagjumësi


Rasti i mjekut infe ksionit Pëllumb Pipero që u infektua me Co vid disa ditë pasi mori dozën e parë të vak sinës kundër ko ronavi rusit, konsiderohet i rrallë apo i vetmi në vendin tonë.

Tashmë, Pipero e ka kaluar kor onav irusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Në një lidhje me Skype për Klan Neës, Pipero është shprehur se Co vid e kaloi në shtëpi në formë të lehtë.

Por pranon se ka patur gjendje ankthi dhe pagjumësie, për të cilat ka marrë edhe qetësues.

Mirela Milori: Jeni një rast që e kaluat lehtë Co vidin? Me temperaturë të lartë?

Pëllumb Pipero: Unë e kalova në kushte shtëpie, klinikisht formë e lehtë. Nga ana laboratorike dhe imazherike e konsideroj formë e mesme sepse kisha një prekje pulmonare më shumë se 30%. Por e kam kaluar në formë nga e lehtë nga të mesme, dhe e kam kaluar në kushte shtëpie me ndihmën e djalit sepse bashkëshorten nuk e kam pasur këtu, ka qenë jashtë vendit, dhe natyrisht nën kujdesin e kolegëve të mi infektologë, pneumologë, imazheristë, më kanë qëndruar pothuajse të gjithë pranë me këshillat e tyre.

Mirela Milori: Si pacient keni patur frikë ndonjëherë?

Pëllumb Pipero: Natyrisht që kam pasur një lloj ankthi, këtë dua ta pranoj, frikë nuk kam pasur, por kam pasur një lloj ankthi dhe pagjumësie që ka zgjatur disa ditë, madje kam marrë dhe qetësues për të. /tvklan.al

Leave a Reply