U Ноdh nga Sanatoriumi, nëna e 29-vjeçarit bën gjeѕtin рrekës për ditëlindjen e tij


Xhino Koça i cili i dha fund jetës disa muaj më parë në Sanatorium, ku po kurohej nga К0VIDI, ditën e nesërme do festonte 30-vjetorin e tij. Familja e tij ka vendosur që ta kujtojë atë në një mënyrë të veçantë dhe të bukur. Përmes një postimi në Instagram nëna e tij Lira Koça ka bërë një njoftim, ku shkruan:

“Data 5 Mars është një nga datat e shënuara për familjen tonë. Çdo prag 5-Marsi ne bëheshim gati të festonim ditëlindjen e të voglit të shtëpisë – XHINOS. Këtë vit është ditëlindja e 30-të e djalit tonë… 30 pëllumba dhe 30 tullumbace të bardhë do te lëshohen drejt qiellit duke u kthyer në simbol të përqafimit tonë për XHINON.

Me 5 Mars ora 17:00 tek sheshi përpara ‘Sfinksit’ ju që do të keni dëshirë të merrni pjesë në këtë përvjetor të XHINOS jeni të mirëpritur. Familjarë, të afërm, miq e të njohur, të gjithë bashkë në këtë ditëlindje ndryshe. Për të zvogëluar sadopak distancën që mungesa fizike e Xhinos na bën të jetojmë. Përgjithmonë me ne Xhino!”. /tvklan.al

Leave a Reply