Turjan Hysko jep njoftimin SURPRIZË: Aktori i mirënjohur shqiptar i bashkohet Klanifornias


Autori i spektaklit “Klanifornia”, Turjan Hysko ka bërë të ditur se spektaklit do t’i bashkohet një nga emrat më të njohur të humorit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për aktorin e madh Behar Mera, i cili është bërë pjesë herë pas here e skeçeve, por nuk ka qenë aktor zyrtar në “Klanifornia”.

“Pse vetëm politika bën blerje?! Behar Mera tashmë zyrtarisht në Klanifornia”, shkruan Turi duke publikuar një foto të Merës.

Leave a Reply