Trazoi menjëherë ujërat, njihuni me vjazën më të re të “Përputhen” (FOTO)


Mbrëmjen e kaluar, në emisionin “Për’Puthen Prime” erdhi një hyrje e re, një vajzë 23-vjeçare e cila trazoi menjëherë ujërat dhe ngjalli interes të madh tek djemtë.

Vajza brune quhet Jasmina Kadriu dhe vjen nga Peshkopia, ndërsa arsyeja e ardhjes së saj në emision ishin djemtë dhe trazimi i ujërave (siç ajo vetë e tha).

Pasioni më i madh dhe i vetëm i Jasminës ishin makinat, ndërsa në klip tregoi se gjatë kohës së lirë bënte shumë gara.

Jasmina studion për “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Dimplomaci”, ndërsa momentalisht ka lënë gjithçka në pauzë. Ajo tregoi se mendon se do të shkonte më mirë me Melisën, ndërsa shprehu edhe pëlqimin e saj të parë për dy nga djemtë e emisionit, Rinianin dhe Locon (Elvisin).

“Jam shumë tip lozonjar, jam pak nevrike dhe jam shumë njeri i ëmbël.”- tha Jasmina.

Ajo shtoi se ka thuajse 7 muaj që është ndarë, teksa tregoi se marrëdhënia e saj kishte përfunduar me mirëkuptim.

23-vjeçarja rrëfeu se në një marrëdhënie dashurie është tip që kërkon shumë vëmëndje e përkëdhelje, ndërsa pranoi se beson më shumë seç duhet tek dashuria dhe martesa. k k k

Leave a Reply