Tra gjedi në familjen e njohur tiranase, një javë pas bashkëshortit nd ërron jetë edhe pedagogia Vjollca Karapici


Ko ronavi rusi ka shkaktuar një tragjedi në familjen e njohur Karapici në Tiranë. Një javë pasi hu mbi bashkëshortin, gjatë ditës së djeshme ka ndë rruar jetë edhe pedagogia Vjollca Karapici. Lajmin për hu mbjen e saj e dha vajza përmes një statusi në rrjetin sociale Facebook.

Në lidhje me këtë hu mbje reagimi edhe Universiteti i Tiranës, në të cilin ajo jepte mësim që prej 45 vitesh. Prof. Dr Vjollca Karapici ishte pedagogoge që prej vitit 1977 në Departamentin e Kontabilitetit.

Një javë më parë, familja hu mbi edhe babain, D.rFatmir Karapici.

Homazhet për pedagogen e njohur do të zhvillohen nesër në mesditë.

Kush ishte Prof.Dr. Vjollca Karapici

Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj. Qe prej vitit 1977 ajo ka qene pedagoge ne departamentin e Kontabilitetit, ne Fakultetin e Ekonomise, UT. Ne 1996 ajo mori graden shkencore Dr dhe prej 2011 mbante titullin “Profesor Doktor”.

Prof. Vjollca ka luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste te rendesishme.

Ajo ishte kryetare dhe anetare e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit te Certifikimit te Audituesve te Brendshem, Zv. Presidente e Shoqates se Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshem). Ajo ka qene autore e shume teksteve universitare dhe profesionale. /abcnews.al

Leave a Reply