“T’i besojmë njëri-tjetrit gjithçka”, Saimiri dhe Xhesi rrëfehen në kërcimin me maska


Saimiri dhe Xhesi këtë herë kishin zgjedhur të kishin një takim ndryshe.

Dyshja kanë kaluar momente romantike, teksa kanë kërcyer dhe kanë biseduar me maska.

Veç të tjerash, ata i kanë rrëfyer njëri-tjetrit frikën më të madhe dhe histori për njerëz që i kanë zhgënjyer.

Xhesi: Nuk e di për ty Saimir, por mua këto maskat më bezdisin shumë. Nuk i kam fare qejf, por i mbaj se duhen për hir të shëndetit.

Saimiri: Po kjo nuk është asgjë Xhesi, ti ke njerëz që jetojnë gjithë jetën me një maskë. Jo maskë për covid, por me maskë që janë me dy fytyra. Është një shprehje e Oscar Wild që thotë, “njerëzit e kanë shumë të vështirë të jenë vetvetja, jepu një maskë që të të tregojnë të vërtetën”.

Xhesi: Shumë interesante!

Saimiri: A dëshiron që të rikthehemi njëherë në atë epokë, me ato maskat veneciane.

Xhesi: Mezi pres!

Saimiri: Xhesi, maska mbulon fytyrën, por çliron shpirtin, dua që sot të jesh një shpirt i lirë. Shpeshherë njerëzit vënë një maskë për mos treguar ndjenjat për dashurinë që kanë sepse kanë frikë se lëndohen, unë sot dua që ti mos kesh frikë dhe t’i besojmë njëri-tjetrit gjithçka.

Xhesi: Saimir, meqë kemi vendosur të lëmë pas frikën, dua të të rrëfej frikën time më të madhe. Frika ime është nga vetmia. Ndonjëherë e kam pasur të vështirë edhe ta them e ta pranoj, është frika se mbase nuk do ta gjej asnjëherë dashurinë.

Saimiri: Këtë frikë mendoj se e ka çdo njeri që është beqar dhe prandaj jemi këtu që ta ndryshojmë këtë gjë. Ndonjëherë njerëzit përdorim maska për të fshehur ligësinë ose djallëzinë që kanë.

Xhesi: Unë vetë kam hasur njerëz në jetë që kanë përdorur maskë me mua dhe është një dhimbje shumë e madhe që nuk do doja t’ia jepja askujt tjetër. Ndaj kam zgjedhur të jem gjithmonë e vërtetë, edhe këtu. Thjesht unë. Edhe kur ka pasur raste që kam menduar që mund të më penalizojë fakti që jam kaq e vërtetë dhe kaq e thjeshtë në thelb, sot është dita e parë që vendos në mënyrë simbolike një maskë. Dua që zgjedhja jote e fundit të jetë pa maska.

Saimiri: Atë shpresoj dhe unë. Me sado mjeshtëri që të jetë bërë një maskë, mendoj se me vëmendjen e duhur, ti e sheh se çfarë fshihet pas. Kam pasur një histori që kam njohur një vajzë, e cila ishte shumë e bukur, shumë elegante, shumë e veçantë. Por me kohën ra ajo maska dhe e tregoi fytyrën e saj. Ndaj jam shumë i kujdesshëm kur njoh dikë, që të njoh personin dhe jo maskën./tvklan.al

Leave a Reply