Thuhet se janë të lidhur, Andi dhe Melisa hedhin kunja në rrjete sociale


Melisa dhe Andi kanë qenë në qendër të vëmendjes përgjatë ditëve të fundit. Dyshja janë përfolur për një lidhje, madje në rrjet kanë qarkulluar dhe foto që i kanë shtuar thashethemet.

Në një ndër këto foto dyshja kanë një kapuç të njëjtë në kokë. “Ky kapuçi është i imi dhe ia fala Andit se ma pa një ditë në program”, sqaroi Melisa pak ditë më parë.

Së fundmi, ajo ka publikuar një video ku shfaqet me një kapele rozë, duke ironizuar: “Meqë inserti i akuzave ishte montuar si të ishte film, unë këtë herë e mora pink kapelen që të sigurohesha me veten mos t’ja dhuroja askujt.”

Melisa i ka bërë tag dhe Andit në postim, i cili nuk ia ka vonuar një përgjigje. “Mosss…se na hape punë tani”, ka shkruar ai.

Leave a Reply