Tërmete të fuqishme godasin Greqinë


Disa të lënduar dhe dëme materiale

Këto filmime të kamerave të sigurisë tregojë se sa të fuqishme ishin lëkundjet e regjistruara këtë të Mërkurë në Greqinë Qendrore.

Lëkundja më e fuqishme me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter u regjistrua pak pas mesditës me epiqendër në qytetin e Elasonës, afër Larisës, në një thellësi prej 7.8 kilometrash. Me dhjetëra të tjera e kanë pasuar, disa prej të cilave e kaluan magnitudën 5 të shkallës Rihter.

Për vi ktima deri tani nuk flitet, por disa persona mbetën të lënduar, kryesisht në fshatrat Mesohori e Damasi, ku me dhjetëra ndërtesa pësuan dëme të rënda siç duket edhe në këto pamje.

Lëkundjet shkaktuan panik në qytetin e Larisës, duke detyruar qindra qytetarë të dynden rrugëve. Ato u ndjenë deri në Athinë, Selanik e madje përtej kufijve, deri në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut. Sizmologët thonë se lëkundjet mund të vazhdojnë për disa javë.

Tv Klan

Leave a Reply