Tërmet i fuqiѕhëm në këtë ѕhtet, qindra ѕhtëpi të shkatërruara


Të paktën shtatë persona hu mbën jetën pasi një tërmet me magnitudë 6 goditi brigjet e ishullit kryesor të Indonezisë, Java, të shtunën, në një kohë kur vendi po përpiqej ta merrte veten nga një katastrofë e shkaktuar si pasojë e një cikloni, në një tjetër pjesë të arqipelagut.

Tërmeti i pasdites u regjistrua pranë bregut, rreth 45 km në jugperëndim të qytetit Malang, në javën lindore, duke dë mtuar qindra shtëpi por edhe shkolla, zyra qeveritare dhe xhami, në të gjithë rajonin.

“Të dhënat tona më të fundit tregojnë se shtatë persona kanë humbur jetën. Dy janë plagosur rëndë dhe 10 të tjerë kanë lëndime më të lehta”, tha drejtori i agjencisë kombëtare të katastrofave. Disa komunitete janë evakuar”, shtoi ai.
Tërmeti goditi në një thellësi të madhe, prej 82 km, dhe fatmirësisht nuk shkaktoi shumë dëme. Imazhet nga zona e pr ekur, tregonin dëmtimin në një repart spitali dhe mbetjet e shpërndara në dyshemenë e parlamentit lokal në Blitar.

Tërmeti vdekjeprurës vjen në një kohë kur vendi në Azinë Juglindore sapo u përball me një ciklon që i mori je tën më shumë se 200 personave në pjesën lindore të Arqipelagut dhe në Timorin Lindor. Indonezia përjeton shpesh tërmete dhe shp ërthime vullkanike pasi gjendet mbi unazën e zjarrit në paqësor, një zonë kjo me aktivitet intensive si zmik ku për plasen pllakat tektonike./Top Channel

Leave a Reply