Tea nuse për merak, kështu e lumturon vjehrrën


Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi është çifti më i ri i showbizit shqiptar, lidhje e cila u bë e ditur në formën e një “skandali”, ku një publik i tërë u gënjye duke nxjerr nga “Për’puthen” si çift Tean dhe Andin.

Pavarësisht kritikave mbi atë që ka ndodhur në “Për’puthen”, Tea dhe Bearti duken më të lumtur se kurrë pranë njëri-tjetrit.

Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” në njëfarë mënyre lidhjen e tyre në rrjete sociale, duke publikuar herë pas here momente së bashku.

Në rrjetet sociale nuk mungojnë dedikimet e Beartit për partneren e tij, e cila së fundmi ka ndryshuar edhe pamjen.

Për më tepër, fansat kanë nisur të dyshojnë për faktin që Tea dhe Bearti mund të jenë fejuar.

Tea jo vetëm që po jeton tashmë me partnerin, por mban edhe një unazë në gishtin e saj të dorës së majtë, e cila duket si një unazë fejese.

Ata vetë ende s’kanë reaguar lidhur me këtë lajm.

Që ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatën e dinim, por si janë marrëdhëniet e Teas me vjehrrën?

Ajo ka darkuar mbrëmë me familjen e Beartit dhe ka filmuar gjatë videos edhe mamanë e Beartit, e cila ka dalë me të rinjtë dhe shihet e buzëqeshur dhe shumë e lumtur, në pranin e Teas.

Duket se askush prej tyre s’po u kushton aspak rëndësi fjalëve që qarkullojnë dhe po i shijojnë në maksimum momentet së bashku./express

Leave a Reply