




Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi është çifti më i ri i showbizit shqiptar, lidhje e cila u bë e ditur në formën e një “skandali”, ku një publik i tërë u gënjye duke nxjerrë nga “Përputhen” si çift Tean dhe Andin.
Pavarësisht kritikave, dhe hijeve mbi atë që ka ndodhur në Për’puthen, Tea dhe Bearti duken më të lumtur se kurrë pranë njëri tjetrit.




Por ish-konkurrentja i ka hedhur të gjithë fajin produksionit duke pretenduar se ata dinin gjithçka rreth lidhjes së saj dhe Beartit dhe e kanë detyruar të dalë çift me Andin, ku ka thene se ka dhe prova.
Ndjekësit nuk i janë ndarë Teas dhe kanë “detyruar” këtë të fundit të publikojë bisedat me produksionin.




Tea i ka publikuar vetëm pak minuta më parë ku vërteton se produksion i kërkon rregullisht foto me Andin, por ajo i bën të ditur se nuk janë bashkë dhe natën e ndërrimit të viteve nuk e kaluan bashkë./albeu.com/