




Dyshja më e pëfolur në Përputhen ka qenë pa dyshim Andi me Tean. Dhe teksa prej kohësh pritet një hap tjetër në marrëdhënien e tyre disa mujore, sot ata bënë publik një vendim të rëndësishëm.
Andi tha:




S’di nga t’ja nis, që në fillim që të pashë në studio, që ti dhe koment negativ për mua, që t’u duka narcist. Në fillim të kam nënvlerësuar se s’kishim kontakt po të pashë në shumë debate që mendoje njëlloj si unë, dhe i them Eminit, a ta ftoj në takim. S’do i harroj këto gjëra kurrë. Jam me shumë fat që u përputha me ty se të mendoj vajzën e duhur për mua. Mendoj se është momenti që ta vazhdojmë njohjen tonë jashtë, nëse më vjen të të puth të puthemi lirisht, pa u intimiduar. Kemi dalë në vendimin që të largohemi nga Përputhen.
Ndërsa Tea tha:




Në fillim është e vërtetë ashtu të dija buzëqumësht e narcist, por shiko ku jemi tani.