Tatuazhi i ri i Ledjanës s’i pëlqeu aspak fansave! Po Mevlanit?

Një nga vajzat më të komentuara nga “Për’puthen”, Ledjana Prenga së fundmi ka marrë kritika të shumta nga fansat e saj. 23-vjeçarja është komentuar shpesh në rrjete sociale për operacione plastike dhe Photoshop, por këtë herë ka qenë një tatuazh i saj ai që ka nxitur reagime jo fort pozitive.

Konkurrentja e programit të dashurisë ka bërë një tatuazh të ri në parakrah dhe ka ndarë një foto në faqen e saj në Instagram.

“Nuk më pëlqen i tepruar”, “skandal”, “me tatuazhin e ke prishur”, “shumë keq të gjithë pamjen ta ka humbur”, “tattoo bëhen me karar e lezet jo kështu si meshkujt”, kanë qenë disa nga komentet e fansave të cilët kanë shprehur paqënaqësinë e tyre për tattoo-n e saj.

Siç duket kjo dëshirë e Ledjanës nuk ka qenë në preferencat e fansave, por kjo duket se vetë ajo e ka pëlqyer shumë tatuazhin e saj të ri.

Po Mevlani ç’mendim ka për këtë?

Kjo është pyetja që na mundon të gjithëve tashmë, por akoma nuk kemi patur një reagim nga ana e tij për këtë.

Lediana Prenga dhe Mevlan Shaba janë një ndër çiftet më i rinj të emisionit të dashurisë “Përputhen”të cilët po shprehin gjithnjë e më shumë ndjenjat për njëri-tjetrin.

Leave a Reply