




Ata që e kanë kaluar K0VID janë dhjetë herë më të mbrojtur se ata që nuk janë infektuar asnjëherë.
Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Internal Medicine”.




Konkluzioni ka dalë pas analizës së testeve të antitrupave për 3.2 milionë pacientë amerikanë, nga 1 janari deri më 23 gusht të vitit të kaluar.
Deri tani ka pasur disa raste të dokumentuara të ri-infektimit që kanë ngritur shqetësimet se të mbijetuarit nuk fitojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar një in fektim të dytë.
Studimi jep një përgjigje lehtësuese, por ajo që mbetet e paqartë është se sa zgjat imuniteti dhe cili do të jetë ndikimi i varianteve.Studimi në fjalë është financuar nga qeveria amerikane dhe është kryer nga Instituti Kombëtar i Kan cerit.




“Ka një rënie dhjetëfish, e cila në thelb është një ulje 90% e rrezikut për ata që i kanë antitrupat”, thotë Doug Loëy, bashkëautor i studimit.
Por edhe studiues të tjerë e mbështesin këtë përfundim.




“Ky është një lajm inkurajues, pasi sugjeron që sistemi imunitar po gjeneron një përgjigje të fortë ndaj infeksionit, e cila ka të ngjarë të luajë rol në mbrojtjen nga një infektim i dytë”, thotëJennifer Juno, kërkuese shkencore në Universitetin e Melburnit