Sot, një vit nga karantina! Si ndryshoi jeta e shqiptarëve në pak kohë


Pikërisht një vit më parë kur vendi u fut në karantinë.

Sot gjërat kanë ndryshuar, njerëz dhe automjete mund të qarkullojnë, sigurisht me kufizimet a ktuale. Ajo që ka mbetur e pandryshuar është fakti, që vi rusi K0VID 19, madje edhe mutacioni britanik qarkullon në vend duke infektuar dhe marrë jetë njerëzish.

Qytetarët: Rrimë me frikë, sepse kontaktet janë, si me nipërit e mbesat, që shkojnë në shkollë, ashtu edhe më fëmijët tanë, që shkojnë në punë. Kemi frikë dhe ankth, sepse ka edhe abu zues, që megjithëse e dinë që kanë K0VID, nuk karantinohen në shtëpi, por dalin dhe infektojnë të tjerët.

Na mbajtën mbyllur dhe nuk dilnim dot as të luanim tek pallati, thotë një fëmijë. Ishte shumë e keqe ajo kohë. Nuk e duam më.

Iku shumë shpejt një vit, dhe ne na gjeti prapë sëmurë, pale sa do të vazhdojë kjo gjë, nuk I dihet. Ne tani sa e kaluam familjarisht К0VIDI-n.

Kemi humbur familjarët të dashur, vajzën e xhaxhait dhe nusen e tij.

Nuk e di nëse do të vaksinohem, kismet.

Më kujtohet që në qytet ishte një boshllëk total si sot një vit më parë. Ne rrinim më vete dhe djali në shtëpinë e tij. Me nipërit e mbesat flisnim vetëm në Skype, më dhimbte shpirti. Ne e kaluam familjarisht, megjithatë ruhemi që të gjithë.

Ja sot më erdhi shumë keq për doktor Gerin, që humbi jetën aq I ri. Ikja e mjekëve është gjëja më e keqe që mund të ekzistojë.

Vde kjet janë shumëfishuar në raport më një vit më parë, njerëzit janë të pandërgjegjshëm në zbatimin e disa rregullave të cilat na thonë se mbrojnë nga vir usi. Unë dhe bashkëshortja ime ka 3 muaj që e kemi kaluar, jo nuk shkuam në spital, edhe sikur të vdes nuk shkoj në spital. Shpenzimet që bëmë për sëmundjen ishin të llahtarshme.

Popullsia duhet vak sinuar dhe nëse nuk bëhet në bllok nuk mund të ketë shërim nga ko ronav irusi.

Leave a Reply