Sonte pas një sëmundje të shkurtë ndëroi jetë Mulla Mahir Jashari


Sonte pas një sëmundje të shkurtë ndëroi jetë Mulla Mahir Efendi Jashari
Mulla Mahiri ka qen nipi i dijetarit të madh Mulla Hajdar Efendi Jashari

Sonte në mbrëmje nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë imami i xhamisë së f.Orizare Mahir Mamut Jashari, i cili ishërbeu xhaminë e fshatit Orizare që nga viti 1985 e deri në momentet e fundit të jetës së tij.

Mahir Jashari u lind më 30.01.1958 në fshatin Orizare në një familje intelektuale. Duke qenë në shkollën fillore filloi t’i mësojë shkronjat arabishtë te gjyshi i tij hoxhë Hajdari. Më 1973 e kreu shkollën fillore dhe u regjistrua në Medresenë “Alauddin” në Prishtinë. Në vitin 1978 e kreu Medresenë me sukses dhe u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, Aty vazhdoi shkollimin tre vjet, por për shkak të shërbimit ushtarak i ndërpreu mësimet një kohë, për ta kryer ushtrinë.

Pas kryerjes së shërbimit ushtarak pushoi një kohë dhe në vitin 1985, pasi që fshati Orizare mbeti pa imam, pranoi detyrën e imamit në Orizare. Mahir ef. Jashari u caktua imam, vaiz dhe mualim i fshatit dhe e shërbeu xhaminë deri në momentet e fundit të jetës së tij. Merhumi Mahir ef.Jashari ishte punëtor i përpiktë në kryerjen e detyrës për të cilën ia kishte besuar fshati dhe me nderë dhe respekt e shërbeu xhaminë.

Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë dhe të punësuarit në këtë institucion lusin Allahun e Madhërishëm që hoxhën tonë ta Mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhennet kurse familjes Allahu i dhashtë durim që ta përballojnë këtë dhimbje dhe t`i takoj në Xhenneti Firdevs.

Muftinia e BFI-së Kumanovë
M u f t i u- h.Abedin ef.IMERI

Leave a Reply