




Moderatores së njohur, Arbana Osmanit, është shumë aktive në rrjetet sociale, ku tregon detaje nga jeta private, familjare, si dhe për udhëtimet e shumta që Arbana bën shpesh me familjen dhe shoqërinë. Por për shkak të pandemisë dalja jashtë vendit u mungon të gjithëve.
Moderatorja zhvilloi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj pikërisht për këtë temë: udhëtimet.




Njëra prej tyre e pyeti se cila ka qenë situata më e sikletshme që ka përjetuar gjatë një udhëtimi dhe përgjigja e Osmanit ishte:
“Para ca vitesh në një kthim nga Dubai, në Stamboll humba avionin duke qenë tek Gate (mos pyesni si, akoma nuk e kam marrë vesh si u nis pa e marrë vesh unë)”.




E teksa të gjithë presim mundësinë për të udhëtuar lirshëm sërish, Arbana u pyet se cili do të jetë vendi i parë që do të udhëtojë.
“Dielli e bëri udhëtimin e parë me sukses në Bogë dhe kur të hapen kufijtë, udhëtimin e parë do e bëjë me mamën në Milano (vend ideal për beba)”, u përgjigj moderatorja.
Osmani zbuloi se udhëtimet i ka nisur për herë të parë në moshën 22-vjeçare.




Ndërsa kur u pyet për frikën gjatë udhëtimeve me avion, Arbana tha se jo vetëm që nuk i ka frikë, por fle direkt sapo ndizen motorët.