




Situata e ko ronavi rusit në vendin tonë duket mjaft serioze. Mirëpo pavarësisht kësaj, qytetarët janë akoma skeptik për ekzistencën e vi rusit ose për rre zikshmërinë e tij dhe i neglizhojnë këshillat e ekspertëve.
Psikologia e njohur klinike, Jorida Rustemi ishte e ftuar sot në “Wake Up”, ku theksoi se edhe pse rrez iku ndaj vi rusit është i madh, njerëzit hezitojnë të mbajnë maskën.
“Për arsye të ndryshme, njerëzit e kanë të vështirë të respektojnë masat dhe gjëja shkon deri diku në variantin e paketës. Nëse toleron diçka, nëse nuk e ke zbatuar rregullin diku, vijon të mos e zbatosh atë.




Është efekt zinxhirë. Gjatë kohës së karantinës ne ishim më të bindur, u punua që të bindeshim më shumë për të zbatuar rregullat dhe njerëzit ishin më shumë bashkëpunues. Kjo, pasi situata ishte e panjohur, gjithçka ndryshonte me ditë”, tha ajo.
Më tej, Rustemi shtoi: “Aktualisht që flasim, një pjesë e konsiderueshme e njerëzve e kanë kaluar Co vid, po e kalojnë ose minimalisht njohin një person që e ka kaluar. Ka disa që kanë pasur disa hu mbje brenda familjes.




Fëmijët do të jenë përcjellës të infeksionit në familje. Në fakt ne kemi pasoja, kemi 6 fëmijë që kanë hu mbur jetën nga Co vid”.