S’i heq mustaqet dhe vetullat prej një viti: Vetbesimi është shtuar, burrat më ofendojnë

31-vjeçarja Eldina Jaganjac, ndryshe nga femrat që kujdesen në çdo detaj në pamjen fizike, prej më shumë se 1 viti nuk ka pastruar as mustaqet dhe as vetullat!

Kjo, sipas saj, nuk e ka bërë aspak që të ndihet më pak femërore. Madje ajo ka shtuar se vendimi që ka marrë për të dalë nga turma, i ka dhënë më shumë vetbesim.

Ndërsa ajo u rrit, u frus trua nga fakti që gratë pritet të shpenzojnë më shumë kohë dhe para sesa meshkujt për të ruajtur pamjen e tyre përmes heqjes së qimeve.

Por, nga ana tjetër ajo pranon se burrat në Danimarkë e kanë ofenduar në rrugë. Ajo shtoi se sheh burrat e habitur që shikojnë vetullat e saj sikur të ketë një “kokë tjetër”.

Leave a Reply