




Në puntatën e sotme, në takimin me Andin, Sara foli edhe për ftesën që i bëri Mevlanit për takim, duke thënë se erdhi për faktin se ai i kishte shprehur një pëlqim. Ndërkohë, në studio Mevlani tha se ja kishte shprehur pëlqimin Sarës edhe jashtë studios, duke bërë që Antonela dhe Lediana të reagonin. Antonela u shpreh se ai duhet t’i thotë gjërat në studio, ndërsa Lediana i kërkoi Mevlanit që të tregohet i kujdesshëm në gjërat që thotë.




Debati në studio:
Mevlani: Të kam thënë që më pëlqen edhe jashtë.




Antonela: Si jashtë, ju flisni jashtë?
Mevlani: Pse ti nuk më ke thënë mua jashtë që të pëlqej?
Antonela: Unë e kam thënë dhe në studio.
Mevlani: Edhe unë e kam thënë.
Antonela: Ore ça është kjo, je mes dy zjarresh këtu dhe i thua edhe asaj që të pëlqej.




Lediana: Kujdes ça flet.