Shteti i parë në Evropë pa K0VID, jeta rifillon normalisht


Gjibraltari ka nisur t’i buzëqeshë sërish jetës pas periudhës së lodhshme dhe të gjatë të pandemisë që mban ende mbërthyer thuajse të gjithë botën.

Shteti me vetëm 34 mijë banorë është bërë shembull për të tjerët në menaxhimin e krizës së pan demisë.

Në sajë të vak sinimit, epidemia duket se është tejkaluar dhe është është bërë vendi i parë në Evropë që e ka vënë nën kontroll duke u shpallur c0vid free.

Restorantet punojnë deri natën vonë, por raste të reja pozitive me K0VID, në këtë vend nuk po regjistrohen.

Që kur maskat nuk janë të detyrueshme që të vendosen edhe në ambiente të hapura, ministrja e Shëndetësisë, Samantha Sacramento thotë se shpesh ndihet sikur ka harruar diçka ndërsa ecën në rrugë.

“Mendoj se është diçka psikologjike dhe na duhet kohë ta tejkalojmë këtë”, thotë ministrja e Shëndetësisë.

Gjithashtu është shfuqizuar vendimi që ndalonte daljen jashtë shtëpisë, baret e restorantet punojnë deri në orët e para të mëngjesit sikurse edhe para pan demisë.

“Ndoshta së shpejti do të jetojmë siç ishim para pandemisë”, ka thënë një kameriere për gazetarët.

Krejt e kundërta ndodh me pjesën tjetër të Evropës, ku ende po aplikohen masat kufizuese për shkak të numrit shumë të madh të rasteve të reja me K0VID.

Leave a Reply