Shqiptari që fejohet me një kardiolog tregon amanetin e të ëmës: Donte të bëhem me fëmijë


Pjesë e studios së Rudina Magjistarit u bë Tony Selimi përmes një lidhje me Skype dhe partneri i tij kardiolog Todorche Stamenov. Tony Selimi është një shqiptar nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, i cili po korr sukses në Europë dhe SHBA dhe sot është bërë një ndër folësit më të rëndësishëm, motivues, trajner biznesi me famë ndërkombëtare. Ai ka prezantuar për herë të parë partnerin e tij me të cilin ka zyrtarizuar dashurinë në fejesë. Ata kanë realizuar një videoklip mjaft interesant në Karaibe ku duken më të lumtur dhe të dashuruar se kurrë.

Tony i cili jeton në Londër, ka rrëfyer se ai me partnerin kanë shumë dëshirë që të bëhën prindër të një fëmije dhe në ditët e sotme ekzistojnë shumë mënyra. Tony ka treguar se amaneti i fundit i nënës së tij ka qenë që të bëhej me fëmijë.

Rudina Magjistari: Si e shihni familjen tuaj në të ardhmen? Ka plot çifte gay që kemi dëgjuar dhe kanë bërë zgjedhjen e të pasurit fëmijë. Juve çfarë mendimi keni për këtë zgjedhje?

Tony Selimi: Ne të dy dëshirojmë fëmijë, jemi njerëz që kën aqemi me fëmijë dhe mesazhi i fundit i nënës sime ishte që unë të kisha fëmijë. Por është edhe dëshira ime dhe dëshira e Todorche dhe ka shumë mënyra në të cilën njerëzit sot mund të kenë fëmijë, posaçërisht çiftet që vijnë nga i njëjti se ks. /tvklan.al

Leave a Reply